INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kandidati i LSI-së në Dibër,Spahiu: Mos votoni as PS e as PD, dhe ta gëzoni sheshin e ri

Kandidati i LSI-së në Dibër,Spahiu: Mos votoni as PS e as PD, dhe ta gëzoni sheshin e ri

Publikuar më: 11:06 10-06-2017

Kandidati për deputet i LSI-së në zonën e Dibrës, Përparim Spahiu ka bërë thirrje dibranëve që të mos votojnë sa PD dhe as PS.

Spahiu, përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, shkruan se vota për LSI-në është një votë për të ardhmen.

“Vetë një rrugë ka për të shpëtuar Vojnikën e gjithë Maqellarën, mos votoj ata që e kanë lënë si mos më keq, më keq se dhe komunizmi, se atëherë, të paktën kishin ujë.

Të mos votojnë më PS e PD.  Votoni LSI, votoni ndryshe për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ju lutem!!!!

Meqë ra fjala, ta gëzoni Sheshin Skëndërbej, do vinë dhe vojnikas të bëjnë një foto mirëmëngjesi me Ju, dhe Braçen, se ky i fundit i ka merak shumë këto punët e bujqësisë!”, shkruan Spahiu.

Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332