Halim Kosova, kandidati për deputeti i PD-së ka folur për mediat mëngjesin e sotëm, ndërkohë që numërimi i votave vazhdonte. Kosova tha: “Unë nuk analizoj numra, shikoj që procesi të vazhdojë normalisht dhe normal konsiderohet kur të deklarohet nga KQZ. Normaliteti i procesit për Shqipërinë është gjëja më e rëndësishme. Pas kësaj, ajo forcë që fiton duhet të përveshë mëngët që të legjitiomojë fitoren. Se nuk është me rëndësi vetëm timoni, por duhet të kihet parasysh edhe rripi i sigurisë.”
Kosova, u pyet dhe për procesin e ngadaltë të numërimit e tha: Kjo varet nga njerëzit aty...Mbase ndonjëri ka harruar syzet, po unë besoj se do të vazhdojnë.