INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kandidati i PS akuzohet nga Berisha, vjen përgjigja e tij [FOTO]

Kandidati i PS akuzohet nga Berisha, vjen përgjigja e tij [FOTO]

Publikuar më: 15:42 07-05-2017

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, bashkia Memaliaj, Laert Duraj, ka reaguar pas fotos që ish-kryeministri Sali Berisha postoi në Facebook-un e tij ku denonconte rastin sipas të cilit “disa punonjës policie, të veshur me uniformë, kanë marrë pjesë në një takim elektoral”.

“Çunat e Krimit te Narko-Policise, ne takime elektorale te paraqitjes se Narko-Kandidateve! sb”, - shkruajti më herët Berisha (shih postimin poshtë).

Duraj, ka hedhur poshtë akuzat e deputetit të Partisë Demokratike duke dhënë versionin e tij në po të njëjtin rrjet social.

Sipas kandidatit socialist për deputet, “foto është shkrepur më 2 maj, në festën e Teqesë së Çërrilës” dhe i ka quajtur dashakeqësi të gjitha sajesat e ish-kryeministrit.

Statusi i plotë i Laert Durajt

Përshëndetje!

Dëshiroj t’Ju informoj në lidhje me lajmin e përhapur në disa portale, ku hamendësohet përfshirja e policisë në fushatën time zgjedhore si kandidat për deputet, Qarku Gjirokastër, Bashkia Memaliaj.

E vërteta është fare e thjeshtë. Foto është shkrepur në pasditen e datës 2 Maj, në festën e Teqesë së Çërrilës.

Unë ndihem shumë i nderuar që kam marrë pjesë në këtë festë si ftuar i Babait të Teqesë. Ashtu si e do tradita e zonës, dera është e hapur për të gjithë, ndërsa vendet përcaktohen nga i zoti i shtëpisë.

Kështu, çdo insinuate në lidhje me përfshirjen e policisë apo çdo lloj strukture tjetër policore është thjesht keqdashësi. Ndihem i habitur që vrulli për të njollosur këtë proces zgjedhor nuk ndalet as para Vendeve të Shenjta. Megjithatë, kam bindjen e plotë që ky proces do të jetë i pari brenda standarteve Europiane, duke na çuar drejt Shqipërisë Europiane, drejt Shqipërisë që duam.

18341957_782113658616210_4452006312115324259_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038411617279053