INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kandidatja për zgjedhje në SHBA: Fëmija im është transgjinor!

Kandidatja për zgjedhje në SHBA: Fëmija im është transgjinor!

Publikuar më: 13:10 24-06-2018
Aktorja dhe kandidatja demokrate Cynthia Nixon e ka konfirmuar se fëmija i saj i madh ka ardhur në jetë transgjinor. Ndonëse 52-vjeçarja po kandidon për zgjedhje në shtetin e Njew Jorkut, nuk e fsheu më këtë fakt. Ajo vetë ndau një postim  në Instagram për djalin e saj, Samuel, i njohur edhe si Seph, duke e uruar atë në diplomimin e tij në kolegj. 22- vjeçari tanimë ka një emër tjetër, si Samantha Mozes dhe u diplomua nga Universiteti i Çikagos.
Seph është fryt i lidhjes së Nixon me ish-partnerin e saj Danny Mozes. Postimi i saj përkon me Ditën e Veprimit të Nju Jorkut si dhe me fundjavën e homoseksualëve të qytetit Pride, e cila pritet të tërheqë 40,000 marshues në Avenue Fifth ditën e sotme. Nixon tërhoqi edhe një javë më herët titujt, pasi ajo e konsideroi Imigracionin dhe Doganën e SHBA (ICE) një "organizatë terroriste" dhe kërkoi që ato të shfuqizoheshin.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539