Një "first lady" komplet nudo? Kjo po që është diçka e re!
New York Post ka publikuar përgjatë së dielës disa foto nudo të Melanie Trump, bashkëshortes së kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Më konkretisht bëhet fjalë për një set fotografik të ralealizuar në vitin 1996 nga fotografi francez Alé De Baseville, për Max Magazine. Në fotot e shkrepura në Manhattan, Melanie shfaqet mbi takat e larta pa asnjë rrobë në trup. Por nëse mendoni se diçka e tillë do të shqetësonte ekipin e Trump, gaboheni. Këshilltari i tij, Jason Miller, ka deklaruar se fotot janë një tribut i trupit të njeriut si formë arti dhe se një trup i bukur si ai i Melanie-s smund të ngjalle kurrësesi turp!