INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juristja shqiptare 'e refuzuar': Vettingu është një farsë, ky vend nuk bëhet

Juristja shqiptare 'e refuzuar': Vettingu është një farsë, ky vend nuk bëhet

Publikuar më: 15:15 17-10-2017
Zgjedhja e kandidatëve, apo edhe buxheti i përcaktuar për organet e Vettingut kanë shkaktuar shumë zhurmë në media.
 
Gjatë një interviste për Komitetin Shqiptar të Helsinkit, një nga kandidatet e papërzgjedhura juriste me eksperiencë në Zvicër, Milen Lako rrëfen eksperiencën e saj që nga momenti kur mori vesh që kërkoheshin specialistë deri në momentin e refuzimit .
 
Duke u ndalur tek procesi avokatja shprehet se korrupsioni endemik i klasës së gjykatësve dhe i prokurorëve po dhe ai i klasës politike, nuk zgjidhet me kandidatë që thjesht teknikisht plotësojnë kriteret formale. Sipas saj kërkesat janë thjesht një mënyrë për të seleksionuar ata që deshën.
 
Avokatja shprehet pesimiste se procesi i Vettingut do të ndodh duke shtuar se vettingu duhet të nis nga ministrat.
 
“Më vjen keq por nuk do bëhet asnjëherë. Për më tepër që, për mendimin tim, ky proces duhet të filloj nga deputetët dhe ministrat, që jo vetëm e kanë krijuar dhe lejuar të jetoj këtë përbindësh por dhe sepse mesa mbaj mend, sipas një raporti të një organizmi Europian, në Shqipëri deputetët dhe ministrat kishin një pasuri 8 herë më të lartë se paga e tyre, ndërsa prokurorët dhe gjykatësit vetëm 4 herë më të lartë…. ! E ka vrarë mendjen kryeministri si ta zgjidhi këtë mister.. ? apo ishte i zënë duke dhënë koncesione miqve të tij ?” shprehet ajo.
 
Avokatja cilëson se korrupsioni është problem i dytë më i madh. Së treti sipas saj personeli i zgjedhur për të bërë Vetting nuk duket 100% i aftë profesionalisht dhe totalisht me integritet.
 
E së fundmi ajo cilëson se e gjitha është një farsë dhe mungon vullneti politik.
 
‘Më vjen keq të konstatoj që mungon vullneti politik. E gjithë kjo është një farsë e shëmtuar për t’i thënë BE : bëmë atë që deshët dhe për ti thënë popullit : po luftojmë kundër krimit. Nuk e di sa e beson BE, po populli nuk i beson më. I besoi në fillim. Dhe nga mënyra se si ma paraqitën mua vjet, unë pashë që shumë miq të mi ishin shumë entuziast. Që nga marrëveshja e 17 majit kur panë se kush u zgjodh, u ka rënë fare entuziazmi. Përsërisin si një varg monoton: ky vend s’ka për tu bërë asnjëherë", përfundon ajo.
 
Milen Lako ishtë kandidatja shqiptare nga Zvicra. Ajo aktualisht është gjykatëse në Gjykatën e Shkallës së parë të Kanton Vodit për cështjet penale, civile dhe të punës. Më parë ajo ka qënë ndihëms prokurore në Prokurorinë e Krimeve Ekonomike dhe ndihëms prokurore në Prokurorinë e Distriktit.
 
Article Logic
Execution time: 0.0019919872283936