INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kandidatura e Presidentit Meta për KLSH, Komisioni i Ekonomisë voton kundër Bahri Shaqirit

Kandidatura e Presidentit Meta për KLSH, Komisioni i Ekonomisë voton kundër Bahri Shaqirit

Publikuar më: 12:11 29-01-2019

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar propozimin e presidentit për kreun e KLSH-së, Bahri Shaqiri.

Sipas kreut të Komisionit, ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetajt propozimi i presidentit nuk është një kandidaturë e përshtatshme.

“Shaqiri nuk ka eksperiencë në fushën e auditimeve financiare,”-tha ndër të tjera Ahmetaj.

Vendimi i Komisionit pritet që t’i kalojë Kuvendit, organ i cili gjithashtu pritet që ta rrëzojë propozimin e presidentit Ilir Meta.

Bahri Shaqiri njihet si këshilltari i presidentit Ilir Meta. Me propozimin e figurës së tij, maxhoranca e ka cilësuar si një problem serioz kandidaturën e dekretuar të Bahri Shaqirit për në krye të KLSH-së, pasi sipas tij Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë ekspertizën në fushën e financave.

Kjo është kandidatura e dytë e Presidentit për këtë post, pasi më parë propozoi emrin e Vitore Tushës, por që u rrëzua nga Kuvendi me arsyetimin se do të sillte ngërç në institucionet e reja të drejtësisë, pasi është anëtarja e vetme e Gjykatës Kushtetuese që kaloi vettingun dhe është bërë pjesë e KED-së.

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762