INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Kanë çarë kokat e të burgosurve me shkopa gome''/Denoncimi nga burgu: Nuk votuam, policia po bën presion

''Kanë çarë kokat e të burgosurve me shkopa gome''/Denoncimi nga burgu: Nuk votuam, policia po bën presion

Publikuar më: 12:03 05-07-2019

Një nga të dënuarit nga Krimet e Rënda si koka e grupit të zjarrit që qëlloi drejt efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha, Arbion Aliko ka folur nga burgu i Drenovës.

Në një lidhje telefonike për Oranews, Aliko ka denoncuar se po ju bëhet presion në burg pasi nuk pranuan që të merrnin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Unë jam Arbjon Aliko nga Lazarati, një i dënuar me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës. Doja tju vija në dijeni për situatën që është tani në burg pas 30 qershorit. Para datës së zgjedhjeve, në datat 28-29 drejtori i burgut, një person i korruptuar, ka rekrutuar disa vartësit e tij, policinë e burgjeve dhe i ka dërguar në dhomat e të burgosurve  duke i thënë: Dilni të votoni, sepse nëse nuk votoni në datën 30 do ju shtypim. Disa prej të dënuarve që e kishin të drejtën e votës dhe nuk kanë votuar, kanë ardhur i kanë bërë presion, duke i thënë: "Tani do ta shikoni çfarë kemi për tju bërë". Që në datën 1 korrik, ka filluar reprezalja.

Aliko tregon se ata janë ankuar tek avokati i popullit dhe në disa redaksi lajmesh, duke theksuar se presin një përgjigje nga ana e policisë.

‘’Drejtoria e burgjeve na e ka bllokuar linjën. Telefonat e burgjeve nuk mund të kontaktojnë me drejtorinë e burgjeve për shkak të ankesave të të dënuarve. Tani na e kanë bllokuar nuk flasim dot me drejtorinë e burgjeve. Jam ankuar tek avokati i popullit, tek Komiteti i Helsinkit dhe në disa redaksi. Sot ka nisur një protestë në sektorin tim, madje do kalonte në grevë urie, do përshkallëzohej por me marrëveshje nga një shef i regjimit që është më shumë i afruar me të burgosurit, në kuptimin që është më i kuptueshëm ka thënë që do diskutojmë me drejtorin e burgut dhe pastaj do vendosim. Ne presim një përgjigje. Nëse ata na kthejnë përgjigje negative, të gjithë sektorët janë përgatitur për grevë, por këta kërkojnë të bëjnë revoltë të dhunshme, nuk kërkojnë grevë. Në burgun e sigurisë së lartë është provokuar një revoltë para dy muajve, policia u ka carë kokat me shkop gome, u ka thyer duart, u ka thyer brinjët disa të burgosurve dhe gjenden akoma në izolim 21 ditësh pa asnjë takim pa ushqim. Këta po nxisin gjakderdhje, ne s’kemi problem as gjakderdhjen në momentin që jemi këtu se s’pranojmë komunizmin. Kemi marrë masën e parë, kemi dalë jashtë si mosbindje. Sektori ynë në Burgun e Drenovës s’mori pjesë në votime dhe këta po hakmerren, po nxisin revolta të qëllimshme”, tha Aliko nga burgu i Drenovës.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105