Orinda Huta është një nga këngëtaret që rrëmbeu që në fillimet e karierrës së saj zemrat e publikut.
Duke u kthyer pas në retrospektivë Orinda ka treguar rreth ndodhive të saj në momentin kur vendosi që të niste karierrën muzikore dhe Flori Mumajesi ka qenë personi që I është gjendur pranë.
Pak më parë Huta është shprehur se familja nuk i kishte mundësitë financiare për një këngë dhe ishte Flori ai që i dha një mundësi të madhe.
Por së fundmi Orinda është vënë përballë një zgjedhjeje shumë të vështirë. E ftuar në rubrikën “Kë zgjedh” në emisionin “Mirage”, moderatores i kërkuan të zgjedhë mes Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit.
Këngëtarja dhe kantautori kanë pasur shumë bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta deri kur një ditë i ndanë rrugët nga njëri-tjetri.
Këtë gjë e përmendi edhe Orinda kur tha se kanë “konflikte interesash” dhe krahasimi me të drejtë, është i pavend.
Megjithatë ajo e bëri zgjedhjen e saj:
“Tani, krahasimi është pak i pavend. Kanë dhe konflikt interesi me njëri-tjetrin prandaj është njëçik i pavend (qesh). Elvana është e shkëlqyer, Flori gjithashtu në punën e vet, por le të themi që po shkoj për forcën e gruas, për Elvanën”