Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ishte e ftuar në emisionin "Goca dhe Gra", ku mes të tjerash foli dhe për lidhjen e Beatrix Ramosajt me Donald Veshajn gjatë "Big Brother VIP".
Ajo tha historia e tyre u bë shumë e madhe dhe se të gjithë kanë përfituar nga Beatrix. Albërija ironizoi dhe Donaldin teksa u shpreh se nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton.
“Beatrix të gjithë e panë sa e butë, e çiltër e naive është. Por ka dhe një karakter të fortë. Dua ta sjellë atë që ka kaluar në etapa. Është momenti i saj sepse kanë përfituar të gjithë nga ajo. Mendoj se historia e ‘Big Brother’ u bë shumë e madhe dhe doli jashtë kontrollit. Beatrix përveç se është e brishtë, është pa eksperienca. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat dhe kjo nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe duhet ta shikojmë dhe jetojmë çdo ditë. Nëse një burrë nuk të respekton ai nuk të meriton", tha ajo.