Dashi
Dashi po kalon një periudhë shumë të qetë sa i takon kësaj fushe, por uria e tij për intimitet pritet të shtohet në ditët në vijim. Argëtohu dhe kërko që të mos reagosh me impulsivitet, si dhe kujdes nga trekëndëshat e dashurisë, apo nga lidhjet e komplikuara.
Bricjapi
Oreksi yt seksual do të fillojë të shtohet dhe do të sjellë ndryshime të papritura në raportin tuaj intim. Kjo mund të jetë një ogur pozitiv për ata që janë në një fazë të qetë të marrëdhënies së tyre. Gjithsesi një uri e tillë e shtuar, mund të sjellë edhe dyshime tek çiftet që nuk janë duke kaluar një periudhë të mirë.
Binjakët
Të lindurit nën shenjën e Binjakëve do të ndjehen mirë në çdo aspekt, mbi të gjitha në jetën në çift. Ky është momenti ideal për t’u argëtuar pa pasur qëllime serioze. Mbi të gjitha mbaj zemrën e hapur, mund të takosh persona shumë interesantë.