Oriola Marashi dhe Loredana janë dy nga vajzat më të përfolura në showbizz-in shqiptar.
Ndonëse njërës ja njohim pak më shumë jetën private sepse dhe partneri i saj është një prej reperëve më të dashur për ne, për tjetrën nuk është se dimë ndonjë lidhje konkrete romantike.
E megjithatë inlife.al ka vënë re se të dyja bukuroshet e showbizz-it paskan të njëjtin problem me tradhëtinë dhe madje kanë një këshillë për këtë.
"Nëse mendon të tradhëtosh dikë që është i aftë t'ju japë çdo gjë, në fakt po tradhëtoni veten nga besnikëria e vërtetë," shkruhej në shkimin e fotos që kishin ndarë të dyja.
Nuk dimë nëse vajzat kanë tradhëtuar apo janë tradhëtuar që japin këtë këshillë, ama duket se ndajnë të njëjtin problem dhe çuditëish kanë ndarë të njëjetën foto.