Një 45 vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se në gjendje të dehur ka kanosur vjehrrën e tij.
Sipas policisë Gëzment Taçe ka kanosur vjehrrën e tij shtetasen M.H 79 vjeç dhe se ka lënduar me xham vajzën e tij shtetasen J.T. 19 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gazment Taçe, 45 vjeç banues në fshatin Lenie. Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Kodovjat, në gjendje të dehur dyshohet të ketë kanosur vjehrrën shtetasen M.H., 79 vjeçe banuese në fshatin Kodovjat. Gjithashtu dyshohet të ketë dëmtuar me xham vajzën e tij, shtetasen J.T., 19 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 130/a/2/3 i Kodit Penal.