INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanosja ndaj gjyqtarit, prokuroria pushon hetimet ndaj ministrit Saimir Tahiri

Kanosja ndaj gjyqtarit, prokuroria pushon hetimet ndaj ministrit Saimir Tahiri

Publikuar më: 17:20 02-09-2016

Këshilli i Lartë i Drejtësië, ka akuzuar më parë Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për kanosje ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka pushuar këtë hetim ndaj ministrit Tahiri.

Ky i fundit e ka akuzuar gjyqtarin Arjan Aliaj për lirim të disa personave të dënuar për vepra të rënda penale, pasi ai vendosi të pezullojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon, me kërkesë të Prokurorisë, që po heton për pajisjen italiane të përgjimit.

“Gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin ndaj Çakos nuk ishte gjyqtar i gatshëm dhe nuk duhej të merrte në shqyrtimin e çështjes. Gjyqtari i gatshëm ishte Adriatik Goce. Shorti është mënjanuar dhe këtë çështje e mori përsipër gjyqtari Arjan Aliaj”, tha Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0035219192504883