INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kantautori i njohur 'çmend' italiantët me shprehjen popullore në shqip [FOTO]

Kantautori i njohur 'çmend' italiantët me shprehjen popullore në shqip [FOTO]

Publikuar më: 11:45 21-11-2018

Kantautori i njohur Ermal Meta, është një prej artistëve shqiptarë me famë ndërkombëtare, i cili me pjesëmarrjen në Eurovision nderoi jo vetëm Shqipërinë, por edhe Italinë, vendin ku është rritur.

Ermali ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale një foto të cilës i ka vënë digjiturën interesante, një shprehje popullore në shqip, e cila përshtatej me pozën që kishte marrë.

xfghsfg.PNG

"Rri shtrembër dhe fol drejt."- ka shkruar këngëtari në postimin e tij që ka ‘çmendur‘ italianët, të cilët nuk e kuptonin kontekstin e shprehjes dhe nuk mund ta përkthenin gjuhën shqipe.

Komente të ndryshme erdhën nga fansat e tij, kryesisht ata italianë, të cilët u munduan të gjenin përkthimine, ndërkohë që i erdhën në ndihmë shumë shqiptarë, të cilët u munduan ti shpjegonin shprehjen tonë popullore.

"Është një shprehje në shqip "Rri shtrembër dhe fol drejt", pak a shumë. Mbase në italisht nuk ka shumë kuptim, por tek ne po."- ka shkruar një shqiptare./intv.al/

 

xfgnhjgfnhfj.PNG

 

xfghjgfbhgfhzsggfxhgfhgfhgfhn.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109