INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kantina e verës që u grabit sot, në pronësi të një ministri [FOTO]

Kantina e verës që u grabit sot, në pronësi të një ministri [FOTO]

Publikuar më: 10:10 19-06-2017

Një kantinë vere është grabitur mbrëmjen e kaluar nga persona të armatosur në fshatin Rrashbull, Durrës.

Të tjera detaje mësohen për kantinën e pijeve që u grabit sot në Rrashbull të Durrësit. Burime nga policia thanë se “kantina Skënderbeu është në pronësi të familjes së ministrit të Mjedisit, Lefter Koka”.

Lidhur me ngjarjen mësohet se tre persona të maskuar janë futur në ambientet e kantinës rreth orës 04:00 dhe pasi kanë lidhur rojën kanë grabitur kasafortën me para. Tre grabitësit e maskuar janë larguar duke grabitur edhe një mjet të firmës. Autorët ende nuk janë identifikuar.

Article Logic
Execution time: 0.010536193847656