IN Tv media që është qasur me publikun që ditën e parë me emisione e programe ndryshe nga gjithë të tjeret, e ka vazhduar këtë traditë edhe me serialet. Pas suksesit të Bruskos, telenovelë greke që ka nisur sezonin e dytë të suksesshëm në IN, fundjava është rezervuar për një tjetër telenovelë.
Bëhet fjalë për “Thika e Dashurisë” një ndër serialet më të suksesshme grekë, tematika e së cilit do t’ju pëlqejë jashtë mase dhe mezi do prisni fundjavën që të shihni serinë tjetër.
“Thika e Dashurisë” është një serial dramë që është realizuar në Kretë dhe flet për dy familje, pikërisht Stamatakides dhe Leventogiannides, të cilat i bashkon një urrejtje e thellë. Një gjakmarrje që ka zgjatur një shekull. Një vajzë jashtë martese e lindur njëzet vjet më parë nga një dashuri e ndaluar, kthehet në mes të hakmarrjes së pandërprerë, hakmarrje që ka derdhur shumë gjak në të dyja familjet. Lajmi bie si bombë në fshat, a do mund të triumfojë dashuria mbi kanunin?
Për më tepër, ndiqni “Thikë në Dashuri”, çdo të shtunë e të dielë, ora 21:00 në IN Tv.