Kanye rrallë qesh, por ama kjo nuk do të thotë se nuk i bën të tjerët të qeshin.
Duke qenë një nga çiftet më të përfolur në showbizz, çdo veprim i tyre është në vëmendje.
Reperi ka guxuar dhe ka kryer nevojat personale në mes të ditës në një zonë publike, të populluar. Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Kim Kardashian. Ndërkohë që pritej një reagim tjetër i saj për gjestin e turpshëm të bashkëshortit, 37 vjeçarja thjeshtë e ka parë dhe ka qeshur.