Kanye West betohet se nuk është nga ata që pëlqejnë të luhet me të pasmet e tij por ka dicka që ai e pëlqen dhe ato janë…
filmat porno. Ndërsa i është dashur të mbrojë veten kundër akuzave të ish-it, Amber Rose, rreth lojërave në zonën e tij intime, reperi ka pranuar që ai dhe Kim pëlqejnë të shohin video për të rritur në dhomën e gjumit për të ardhur në qejf. Deklarata ka ndodhur në një nga seritë e programit të Khloe K “Kocktails with Khloe” ku shumë nga jeta seksuale e reperit 38 vjeçar është vënë në qendër të vëmendjes të mërkurën në mbrëmje.
'Asnjëherë nuk kam parë porno me zë”, ka thënë Kanye i cili ka jetuar me të shoqen Kim në shtëpinë e mamasë së saj për disa muaj ndërkohë që ajo ishte shtatzënë. 'Kjo sepse gjatë kohës që isha në gjimnaz, kam jetuar me nënën dhe më pas në shtëpinë e vjehrrës ku fëmijët ishin gjithnjë vërdallë”, shpjegon reperi përpara se të shtonte se çfarë e tërhiqte më shumë në filmat me pullë të kuqe. “Unë jam më shumë i dhënë pas skenarit” ka zbuluar ai.