Duke parë se sa seriozisht Kanye merr çdo kërcënim apo provokim, duhet të mendohesh dy herë përpara se të flasësh. E njëjta gjë ndodhi për Drake, provokimet e të cilit nuk u kapërcyen dot nga ylli i “Love Lockdown”. Por le ta fillojmë nga...fillimi.
Kur bëhet fjalë për dy personazhe tejet të ekzagjeruar si çifti West asgjë nuk është e zakonshme, dhe nuk kishte pse të ishte as pishina e tyre e vjetër. Mos të keqkuptohemi, ishte një pishinë luksoze, por duket se nuk mjaftonte për të përmbushur standartet e Kanye dhe Kim. Kështu duket se ata vendosën ta prishin dhe në vend të saj po gërmojnë në përmasa të tilla që duket se po ndërtojnë një liqen të vogël ose të paktën një pellg shumë të madh. TMZ bën me dije se liqeni artificial do të filtrohet plotësisht dhe do të jeta të paktën 5 herë më i madh se oborri i çdo shtëpië në lagjen luksoze Hidden Hills, ku Kim dhe Kanye jetojnë. Ç’lidhje ka kjo me Drake?
Më shumë se thjesht luks, kjo duket si një kundërpërgjigje për reperin kanadez, i cili në këngën “Summer Sixteen” ishte mburrur se si pishina e tij ishte më e madhe se ajo e Kanye. Epo, bën mirë të mendohet përsëri dhe mundësisht ta remiksojë këngën pasi duket se Kanye nuk i merr dhe aq lehtë krahasimet apo mburrjet në kurrizin e tij.