IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Kanye lëshon

Kanye lëshon "bombën" e rradhës dhe këtë herë përfshin Drake

Publikuar më: 12:42 08-09-2016

Sikur të mos mjaftonte koleksioni i ri Yeezy Season 4 i prezantuar dje në New York, Kanye West ka dhënë një super lajm për fansat e muzikës së tij.

Sipas një deklarate të bërë për revistën Vogue para sfilatës, West ka konfirmuar bashkëpunimin e tij me Drake për një album të ri. "Jemi duke punuar për shumë materiale muzikore, të cilat do të publikohen shumë shpejt" kanë qenë ndër të tjera fjalët e reperit i cili nuk ka zbuluar më tepër sa i përket datës konkrete të publikimit të projektit. Ky konfirmim nga ana e Kanye West vjen pas ngacmimit që ky i fundit i bëri fansave gjatë pjesëmarrjes speciale në OVO Fest në Toronto!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0033919811248779