Kanye West nuk po kalon aspak momente të mira!
Pas një jave trazirash, 21 ndalesat e mbetura të turit muzikor “The Saint Pablo” janë anulluar, për arsye të cilat nuk i dimë. Ky lajm shokues për fansat vjen pas përfundimit më para seç duhej i koncertit në L.A dhe koncertit të Sacramento ku reperi 39 vjeçar u bëri “diss” Beyonce, Jay Z dhe Hillary Clinton, si dhe u shpreh se do të vononte për Donald Trump nëse do të votonte.
"I would have voted for Trump." - Kanye West pic.twitter.com/g9qxaT7aRc
— billy (@billycrossover) November 18, 2016
Turi “The Saint Pablo” ka startuar në muajin gusht, dhe është planifikuar të përfundojë në mbrëmjen e ndarjes së viteve në Brooklyn. Të ketë ndikuar bashkëshortja Kim Kardashian vallë? Sidoqoftë, fansat e tij të shumtë nuk e meritojnë këtë, por Kanye me siguri duhet të ketë një arsye të rëndësishme.