Pas pothuajse 3 vitesh qëndrimi në shtëpinë e Kris Jenner, më në fund Kim Kardashian dhe Kanye West janë transferuar në shtëpinë e tyre.
Që prej 3 vitesh nga martesa, çifti ishte vendosur në shtëpinë e mamasë së Kimit, Krisit, duke pritur që të bëheshin rinovimet në shtëpinë e tyre në Hidden Hills (kodrat e fshehura), por më në fund kanë marrë vendimin për t’u larguar.
Madje vetë Kris po mendonte të tërhiqej përkohësisht nga shtëpia e saj vetëm që t’i linte hapësirat e nevojshme familjes 4 anëtarëshe të së bijës. Ata kanë bashkëjetuar të gjithë bashkë që kur blenë shtëpinë 11 milionëshe në gusht 2013, kur Kim ishte shtatzanë me fëmijën e saj të parë, Northin.
Më pas, Kim solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një djalë, në dhjetor 2015, kohë gjatë së cilës doli se ajo ishte e pakënaqur me rinovimin 2 milion dollarësh të shtëpisë ndaj dhe vendosën të rrinë më gjatë në shtëpinë e mama Krisit. Megjithatë, thuhet se Kim dhe Kanye janë zhvendosur vetëm përkohësisht në shtëpinë e re pasi duan ta shesin atë përsëri.