INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West dhe Taylor Swift do t’i japin fund sherrit në eventin e VMA?

Kanye West dhe Taylor Swift do t’i japin fund sherrit në eventin e VMA?

Publikuar më: 18:03 25-08-2016

E gjitha çfarë Kanye West do, është pak liri. Dëshira e tij do të realizohet me 28 gusht, aty ku MTV do ti japë atij 4 minuta për të bërë e për të thënë çfarë të dojë në eventin e VMA. Çfarë do të bëjë ai?

Kanye mund të këndojë, kërcejë, ose edhe të qëndrojë i heshur, por sipas një burimi për TMZ, ai do  të përpiqet ti japë fund zënkës me Taylor Swift publikisht. Një burim tjetër pranë Taylor është shprehur se këngëtarja nuk e ka ndërmend të marrë pjesë në këtë event.  

Kujtojmë që vitin e kaluar Kanye fitoi çmimin “Michael Jackson Video Vanguard” dhe mbajti një fjalim të paharrueshëm, i cili u bë viral dhe të gjithë flisnin për të. Ai tha se do të kandidonte për president në vitin 2020, kështu që ndoshta edhe këtë të dielë, do i thotë disa fjalë për fushatën e tij. Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim deri me 28 gusht. 

Article Logic
Execution time: 0.0037841796875