Më në fund një flamur paqeje po valëvitet mes Kanye West dhe Wiz Khalifa.
Sipas tmz.com, Kanye konfirmoi se këtë të hënë ata biseduan gjatë dhe ishte një bisedë e këndshme. Sipas tij, çdo gjë është në rregull. Pas tyre, Kim Kardashian dhe Amber Rose vendosën të flisnin me njëra-tjetrën dhe të takoheshin në shtëpinë e Kris Jenner. Që nga dita kur ata patën një luftë në Twitter javën e kaluar, Wiz nuk ka bërë gjë tjetër veçse është ankuar për Yeezy gati çdo natë gjatë tourit të tij në Amerikën e Jugut. Megjithatë, në një intervistë për radion Wild 94.1, ai u shpreh se çdo gjë që ka thënë ja ka lënë të shkuarës.