Ai nuk bën zhurmë vetëm në muzikë dhe në fushën e modës. Kanye West sapo na tregoi se dëshiron të provojë edhe diçka tjetër.
Ndoshta do tw çuditeni kur tw mwsoni se ai ishte drejtori artistik i ceremonisë inaguruese të ndarjes së çmimeve “Pornhub Awards”.
West është një “tifoz i vetëshpallur” i Pornhub, që gjë e rikonfirmoi publikisht para Jimmy Kimmel, ku u shpreh se pavarësisht se ishte baba i dy vajzave, asgjë nuk e ndalonte të shihte porno.
Ndër të tjera, reperi prezantoi gjatë ceremonisë një këngë të re, “I Love It” në bashkëpunim me Lil Pump.
“Pornhub Awards” nën drejtimin e yllit të filmave për të rritur, Asa Akira, u transmetua të enjten mbrëma në një faqe argëtuese +18. Kanye bashkëpunoi me Willo Perron si drejtuesit kryesorë për shfaqjen e mbajtur në “Belasco Theatre” në Los Angeles.