INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West “e zhveshi”, Taylor Swift inatoset me reperin [VIDEO]

Kanye West “e zhveshi”, Taylor Swift inatoset me reperin [VIDEO]

Publikuar më: 17:51 26-06-2016

Kanye West lanncoi në një event në LA, një video të shkurtër nga kënga e tij “Famous”. E veçanta e kësaj video-je ishte se ai kishte mbledhur në një krevat gjigand, personazhe të cilët kanë patur të bënin me jetën e tij, si Amber Rose, Ray J, Kim Kardashian, Chris Broën, Rihanna, Donald Trump, George Bush, Taylor Swift, që të gjithë nudo…

Mirëpo këtë nuk e priti mirë Taylor Swift, pasi këngëtarja 26 vjeçare është nevrikosur shumë me reperin 39 vjeçar, për faktin se pa përdoru një imazh nudo të sajin, në videoklipin e tij të ri. Taylor po planifikon diçka dhe po përpiqet të gjëjë një mënyrë si ti përgjigjet këtij veprimi të Kanye, sipas Hollywoodlife.com. Këngëtarja njihet botërisht që bën këngë për ish të dashurit e saj, që nuk kanë qenë të paktë, dhe mesa duket dedikimeve të saj do ti shtohet edhe bashkëshorti i Kim Kardashian.

“Vetëm ta imagjinonit reagimin e Taylor kur pa imazhin e saj nudo pranë Kanye West. Taylor është acaruar, ajo ndihet e fyer”, tha një burim për Hollywoodlife.com. “Ajo e dinte që ai është i paparishikueshëm, por nuk mendoi që do shkonte aq larg”. Mos vallë ka hallin se do mërzitet i dashuri i saj i ri, aktori Tom Hiddleston? 

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566