Kanye West e ka bërë sërish!
Teksa ka shfaqur koleksionin e tij të ri "Yeezy Season 3" në Javën e Modës në New York, reperi tashmë i kthyer edhe në stilist, i ka kërkuar ekipit të tij të firmosin një dokument ku binin dakord se nuk do të merrnin nëpër gojë në asnjë moment pjesëtarët e familjesh West-Kardashian-Jenner. Nëso do të prishnin marrëveshjen atëherë ata do duhej ti paguanin Kanye-s plot 10 milionë dollarë. Një shifër kjo akoma më e lartë se ajo e vitit të kaluar, kur West prezantoi koleksionin e tij të parë. Ndërkohë sa i përket kohëzgjatjes së kësaj marrëveshje, nuk dihet ende se për sa kohë do t'i duhet stafit të Madison Square Garden të mbajnë gojën mbyllur. Kanye West po që di si ta mbrojë familjen e tij!