Kanye West duket se i ka bërë Jay Z një nder të madh.
Burime pranë sajtit tmz.com bëjnë me dije se albumi i fundit i West "The Life of Pablo", i cili doli eksluzivisht në TIDAL, është dëgjuar me miliona herë në më pak se dy javë. Një fakt ky që përbën rekord për shërbimin online të nxjerrë në treg nga Jay Z. Gjithashtu thuhet se albumi ka ndikuar edhe në numrin e abonentëve në TIDAL, i cili nga 1 milionë ka kaluar në 2.5 milionë të tillë. Në fakt albumi i ri i Kanye West po rezulton aq i suksesshëm, sa ekipi i tij menaxhues po mendojnë ta nxjerrin atë për herë të dytë në treg, kësaj here nëpërmjet CD-ve. Jay Z duhet ta konsiderojë veten me fat pasi një numër kaq i lartë abonentësh nënkupton minimumi 15 milionë dollarë më shumë fitime!