INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West hap  21 dyqane pa e ditur që reagimi i fansave do të ishte ky… [FOTO]

Kanye West hap 21 dyqane pa e ditur që reagimi i fansave do të ishte ky… [FOTO]

Publikuar më: 12:52 24-08-2016

Dëshira e tij për modën ka qenë gjithnjë evidente ndaj reperi Kanye West vendosi t’i futet edhe kësaj fushe.

Së fundmi ai hapi 21 dyqane me merin “Pablo”, me shtrirje në disa shtete si: Australi, Angli, SHBA, Afrika Jugore dhe në Singapor. Duke mos dhënë detaje të tjera, reperi postoi në Twitter vetëm hartën e dyqaneve të tij pa dhënë as adresat e sakta të tyre të cilat qëndruan të hapura vetëm për tre ditë.

Kurioziteti i fansave për t’i vizituar ato ishte tepër i madh, por ata që arritën të futeshin dolën që aty tepër të zhgënjyer. Këtë pakënaqësi e shprehën menjëherë në rrjetet sociale ku ankoheshin për çmimet e shtrenjta të veshjevetë cilat varionin nga 600 dollarë për një palë çizme deri në 3000 dollarë për një xhaketë.  Një fans postoi në Twitter: “Gjithçka doja ishte të blija këpucët e tua o burrë, por s’munda. S’më dilnin llogaritë, ato kushtonin më shumë sesa qeraja ime.”

Në emisionine mëngjesit  “The Breakfast Club”, Kanye e pranoi që çmimet ishin të shtrenjta për shumicën e njerëzve. “Kjo ishte diçka që e vendosi kompania, por unë doja që të gjithë të kishin mundësi të blinin diçka”, tha ai. Aktualisht dyqanet janë të mbyllura, por pavarësisht çmimeve tepër të kripura, ka patur goxha shitje. West është bërë një stilist i kërkuar që pas prezantimit të koleksionit të tij të veshjeve rastësore, në shkurt të këtij viti, në “New York's Madison Square Garden”.

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213