Kanye West është i kudogjendur!
Sipas music-news.com, reperi ose stilisti u fut mes një sherri midis dy paparacëve në aeroportin e Los Anxheles, për t’i ndarë ata. Incidenti ndodhi pas 3 vitesh nga koha kur ai vetë u akuzua se kishte sulmuar një paparac në po të njëjtin aeroport. Për reperin 38 vjeçar, të ndihmojë paparacët është një ndryshim i madh, nga koha kur atij vetë iu desh të përballej me një vit burg pasi kishte goditur fotografin Daniel Ramos, duke i marrë kështu edhe kameran në qershor të 2013. Edhe pse nuk hyri në burg, juria vendosi që ai të kryente 250 orë shërbim për komunitetin, të merrte leksione vetëkontrolli, si dhe të paguante aparatin fotografik të Ramos. Vërtet një arritje e madhe!