Tashmë nuk është më një sekret që Kanye West është një perfeksionit, por këtë herë ai i tërboi fansat duke ndërprerë papritur koncertin.
Reperi, mbrëmjen e së enjtes ndërpreru befas koncertin e tij të gjashtë dhe të fundit në Inglewood, pasi i iku zëri.
Ai ishte duke performuar këngën “Only One” dhe ende pa e çuar atë në fund, i kërkoi ekipit të ndizeshin dritat në skenë.
“Zëri im është aq i ngjirur. Unë nuk mund ta përfundoj shfaqjen ... nuk mund t’iu lë të gjithëve në një show ku nuk mund të këndoj për ju.” tha West.
Turma fillimisht fishkëlleu duke shprehur pakënaqësi dhe më pas nisën brohoritjet me emrin e reperit.
"Më vjen shumë keq. Ju dua. Ju premtoj se do të rimbursoheni dhe herën tjetër do ta bëj më mirë" tha ai.
Ndalesa tjetër e turneut të tij është planifikuar të jetë me 17 nëntor në San Jose, Kaliforni.
@TeamKanyeDaily Kanye apologizing for ending the show early. #SaintPabloTour pic.twitter.com/XeUlLZ6LBo
— natalie (@ThisKidNatalie) November 4, 2016