Në mesin e koncertit të tij në Seattle, Kanye ka cilësuar Jay Z fajtor për shkatërrimin e shansit për një album të dytë “Watch The Throne”.
Zjarri u ndez kur bashkëshorti i Kim Kardashian u ngjit në skenë për të përformuar kënën e Drake “Pop Style”, ku supozohej të performonte “The Throne” (Kanye dhe Jay Z sëbashku).
Por për shkak të konkurencës, Tidal, West nuk e ka ndërmend të bashkëpunoje me bashkëshortin e Beyonce.
Arsyeja është thjeshtë një luftë e dy kompanive Tidal dhe Apple për shërbimet streaming .
Përderisa Jay Z është pronar i Tidal, sigurisht që nuk do donte të bënte me diçka që ka lidhje me Apple, që me shumë mundësi do rrezikonte kompaninë e tij, por që ka rrezikuar edhe një projekt si “Watch The Throne”.
Përpara se të mbani anën e Kanye, mendoni se është edhe diçka interesante që duhet përmendur. Ok, vendimi i Jay Z për të mos marrë pjesë te “Pop Style” ishte definitivisht për betejen Tidal vs Apple, por ka të bëjë dhe me faktin që Meek Mill ka kontratë me Tidal, dhe Drake bashkëpunon me Apple. Pra reperi 47 vjeçari nuk ka dashur të japë përshtypjen se mban anën e Drake në konfliktin e këtij të fundit me Meek Mill.
ye talking about Watch The Throne 2 & Apple/Tidal problems @TeamKanyeDaily #SAINTPABLO pic.twitter.com/kXZNZuvTfP
— ike®☄ (@IkerLopez27) October 20, 2016
Si të mos mjaftonte kjo, Kanye e ka sulmuar edhe një herë ish-mikun e tij më të mirë, lidhur me grabitjen e Kim Kardashian në Paris. Jay mesa duket thjesht e ka telefonuar çiftin për t’i pyetur se si duken pas terrorit, në vend që të shkonte në shtëpinë e tyre. Dhe kjo gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer reperit 39 vjeçar.
"Don't call me, after the robbery, and say 'how you feelin?' You wanna know how I'm feelin? Come by the house," - Kanye #SaintPabloTour pic.twitter.com/G6wkIzbY0n
— McKenna Moe (@MoeMunyMoeProbs) October 20, 2016
Nuk e kishim menduar ndonjëherë se kjo ditë do të vinte!