Kim Kardashian zyrtarisht është gati të bëhet beqare. Ylli televiziv raportohet se ka paraqitur dokumentet ligjore për t’u bërë zyrtarisht beqare pas kërkesës për divorc nga Kanye West. Nëse miratohet kërkesa e saj, vendimi do të ndajë çështjet e kujdestarisë së fëmijëve dhe pronës nga statusi martesor.
Duket se Kardashian është gati të heqë dorë nga të gjitha lidhjet me babanë e fëmijëve të saj, duke qenë se ka kërkuar gjithashtu që t’i rikthehet emri i vajzërisë.
Ky vendim i saj vjen në një kohë kur reperi i kërkoi publikisht që të riktheheshin.
Ndërsa performonte në koncertin e tij në Los Angeles më 9 dhjetor, reperi ndryshoi tekstin dhe këndoi: “Kam nevojë që të vraposh menjëherë tek unë. Më konkretisht, Kimberly. ”
Ndërsa reperi beson se Kardashian është e vetmja që mund të kujdeset për të, duket se kjo e fundit nuk dëshiron ta mbajë më këtë përgjegjësi.