Ndër arsyet për krizën psikopatike të Kanye West u renditën edhe zënka me Jay Z dhe xhelozia për Beyonce, dhe pikërisht mbretëresha Bey po vendos të zbresë në fushën e minuar.
Ai e shau atë live në mes të koncertit, por duket se diva e muzikës nuk shqetësohet nga krizat nervore të producentit 38 vjeçar. Madje raportohet se ylli i shumë hiteve ka kthyer faqen tjetër, duke u përpjekur të bindë bashkëshortin e saj Jay Z që t’i zgjasë dorën Kanyes në këtë moment të vështirë dhe të rregullojë miqësinë e tij me të. Burime pranë prestigjozes The Sun tregojnë se fjalët gjithashtu e Beyonces nuk kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi edhe Jay po bindet shpejt nga kjo ide pasi e shikon që Kanye është në telashe të mëdha. Pyesim veten si do të reagojë West ndërkohë që nuk është mirë psikologjikisht, pikërisht ndaj dy personave që përfliten se janë arsyeja që ai “ka dalë nga binarët”.