INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West këngë për skandalin e tradhëtisë së Tristan: Nëse nuk do të ishe basketbollist i mirë, Khloe...

Kanye West këngë për skandalin e tradhëtisë së Tristan: Nëse nuk do të ishe basketbollist i mirë, Khloe...

Publikuar më: 11:50 02-06-2018

Reperi dhe bashkëshorti i Kim Kardashian, Kanye West ka lançuar dje albumin e tij më të ri ‘ye’. Ky album është i teti në repertorin e tij muzikor. Ai në këngët e këtij albumi ka folur për gruan e tij Kim Kardashian, por ajo çfarë ka rënë më shumë në sy është se një këngë e albumit të ri i dedikohet Tristan Thompson. Ai nëpërmjet kësaj kënge ka thyer heshtjen rreth skandalit të tradhëtisë që Tristan i bëri partneres së tij Khloe Kardashian gjatë kohës që ajo ishte shtatëzanë.

Kanye i drejtohet Tristan duke kënduar se nëse ai nuk do të ishte një basketbollist i mirë, Khloe do ta kishte lënë atë shumë kohë më përpara. Është e ditur tashmë që familja më e famshme ne botë është shumë e zemëruar me Tristan dhe nuk e mbështesin Khloe që ajo të qëndrojë me të. Vetëm para pak ditës Us Weekly ka shkruar se Tristan është i lodhur psikologjiksiht dhe fizikisht nga ky skandal dhe se ai dhe Khloe janë duke luftuar gjatë gjithë kohës me njëri-tjetrin. Ndërkohë nga ana tjetër Khloe duket e pasigurt dhe nuk e di se si ajo do të fitojë sërish besim tek Tristan.

Teksti i këngës:
“All these THOTs on Christian Mingle
That’s what almost got Tristan single
If you don’t ball like him or Kobe
Guarantee that b*tch gon’ leave you.”


Albumi ‘ye’ i Kanye përfshin disa bashkëpunime me artistë shumë të njohur si: Nicki Minaj, Kid Cudi, Ty Dolla $ign, John Legend etj.

Article Logic
Execution time: 0.0036580562591553