INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet e Kanye West fillojnë që në fëmijëri!

Problemet e Kanye West fillojnë që në fëmijëri!

Publikuar më: 11:03 02-03-2016

Më në fund po e kuptojmë nga e ka prejardhjen dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes Kanye West.

Willie Scott, njerku i reperit, ka dhënë intervistën e tij të parë për Daily Mail Online, ku ka treguar se që i vogël West ishte një fëmijë i përkëdhelur dhe i pabindur. Sipas 81-vjeçarit ishte pikërisht sjellja e keqe e Kanye-s ajo që shkatërroi marrëdhënien e tij 6-vjeçare me të ëmën e këtij të fundit, doktoreshën Donda West. Sipas Scott është pjesërisht faji i ish partneres së tij, që Kanye West është ky që është sot, pasi që në moshën 14-vjeçare ai refuzonte të bënte gjërat që nuk i pëlqenin. "Ishte një fëmijë kreativ, por nuk pranonte të përfshihej në asgjë tjetër veçse muzikës" ka mbyllur intervistën e tij ish njerku i Kanye West, Willie Scott!

Article Logic
Execution time: 0.0034699440002441