Ka qenë një natë elektrizuese në Madison Square Garden në Neë York me një sallë të tejmbushur. Dihet tashmë që reperi e quan veten Jezus dhe ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja që skena ishte si një qiell mbi kokat e fansave. Flitet se West në këtë koncert ka mbledhur plot 780.000 dollarë duke mundur rekordin e Papa Françeskut i cili para një viti ishte prezent në të njëjtën sallë dhe mblodhi 240.000 dollarë.