INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West na e punon sërish: Këtë herë e tepron!

Kanye West na e punon sërish: Këtë herë e tepron!

Publikuar më: 10:33 03-03-2016

Kanye West vazhdon të tallet me ne!

Pas kryqëzimit që iu bë dje në mediat sociale se po promovonte piraterinë online të muzikës, tashmë burime pranë reperit kanë konfirmuar për TMZ se bëhet fjalë vetëm për "trollin" e tij të rradhës. Yeezy u sulmua nga fansat pasi publikoi në Twitter një foto të ekranit të kompjuterit ku në faqet e hapura dalloheshin disa sajte të përdorura për shkarkimin e muzikës në mënyrë të paligjshme. Ajo që fansat nuk dinin është se fotoja ishte thjesht një sajesë e Kanye-s për të provokuar fansat dhe për të rënë në sy. Sipas burimit pranë reperit, provë tjetër se hitbërësi i "Heartless" nuk po "vjedh" vërtet muzikë, është fakti se laptopi në foto i përket markës Samsung, ndërkohë që të gjithë e dinë se Kanye përdor Mac. Sikur nuk shkon të shkarkosh muzikë në laptopin e tjetrit?! Epo që te vuante kaq shumë për vëmendje, këtë nuk na e priste mendja!

Article Logic
Execution time: 0.0024378299713135