Nuk është hera e parë që reperi i njohur Kanye West ndërpret koncertin e tij, por këtë herë ka ndodhur për një arsye të veçatë.
Teksa ishte në koncertin e radhës në San Jose në Qendrën PSA, ai e ka ndërprerë për të mbajtur një fjalim. Nuk kishte lidhje me modën as me muzikën, por me zgjedhjet presidenciale.
“Unë ju thashë që nuk kmmm votuar, por nëse do të votoja vota ime do të shkonte për Trump”- ka thënë ai.
Reperi i ka çuditur të gjithë teksa shprehej se adhuronte Trump dhe ka vazhduar: “E urrej faktin se pse jam njeri publik të gjithë më thonë se nuk duhet të tregoj se më pëlqejnë debatet.”
“Jam duke thënë se prej tij kam marrë disa ide në lidhje me mënyrën se si në duhet të lidhim idetë tona”. Në këtë mënyrë Ëest ka bërë një parantezë si për të përgatitur publikun me idenë se në vavzhdim ai do të angazhohet në politikë.
Duke marrë shkas edhe nga deklaratat e tij të mëparshme, me siguri do të shpallë kandidaturën e tij për President në zgjedhjet e ardhshme, ndaj mos u çudisni sikur në 2020 Amerika të ketë një president-reper.