Kanye West di të jetë jo vetëm një reper i mire, por edhe nje biznesmen i tille.
Duket se 38-vjeçari ka gjetur mënyrën më të mirë për të bërë marketingun e albumit të tij të ri. Edhe një herë më shumë albumi merr një emër të ri. Fillimisht ishte menduar të titullohej “So Help Me God”, për t'u ndryshuar më pas në “Swish”, ndërkohë që tani ka vendosur ta quajë “Waves”. Kanye eshte shprehur se ky nuk do te jete albumi i vitit, por i nje jete! Njëkohësisht, ai po punon edhe për koleksionin e rradhës të Yeezy, e cila do të shfaqet në të njëjtën datë me publikimin e albumit. Të jetë kaq i mrekullueshëm Kanye vallë?