Kanye West ka qenë në gjendje të dëshpëruar këtë javë...paranojak dhe thellësisht në depresion. Burime pranë Kim dhe Kanye shprehen për TMZ se reperi për një kohë të gjatë ka qenë në këtë gjendje të mjerueshme. Pasi 39 vjeçari u shtrua në spital të Hënën, ai këmbëngulte që ta nxirrnin nga aty, por gjendja e tij shëndetësore nuk premtonte diçka të tillë. Të njejtët burime kanë deklaruar se Kanye për disa momente nuk i ka lënë mjekët ta prekin atë. Paranoja e ka “dominuar” atë për muaj të tërë, e cila është më e madhe se arsyet e thëna për shtrimin e tij në spital, si dehidratimi dhe lodhja.
Qëllimi i familjes është që ai të largohet të Hënën nga spitali, nën kujdesin e mjekut personal, por është shumë herët për të ditur nëse kjo do të ndodhë. Deri atëherë le të presim!