Ju kujtohet fraza me të cilën Kanye West supozohej të hidhte baltë mbi Ray J, reperi që bëri një video pornografike me Kim?
Ishte saktësisht kështu "Të dy ramë në dashuri me atë kur*ë, por unë jam i pasur ama". Ja pra që rezulton se gjërat nuk janë ashtu siç thotë Kanye dhe është pikërisht ky i fundit që i zbulon ato. Artisti 38 vjeçar ka një jetë shumë aktive profesionale, ku luan rolin e këngëtarit, producentit dhe së fundmi edhe fashion designer-it, e megjithatë duket se e gjitha kjo nuk mjafton. Pikërisht ashtu, pasi West ka jo më pak se 53 milionë dollarë borxhe. Por Kanye nuk dëshpërohet, përkundrazi. Kjo pasi ai thotë se u fut në borxhe duke ndjekur ëndrrat dhe për këtë arsye nuk pendohet, por nuk bën të ditura më shumë detaje mbi “ëndrrat e gabuara” që e çuan në këtë pikë. Në rast se menduat se çdo gjë ishte fushë me lule në botën e Kanyes, përveç zënkës së njohur me Taylor Swift natyrisht, mendohuni përsëri!