Çfarëdo që të mendoni për muzikën e tij, Kanye West është mbështetësi më i madh jo sportist, i atleteve në botë. Nëse nuk flitet për shifra marramendëse, Kanye nuk futet fare në këto marrëveshje. Pra reperi 39 vjeçar nuk kënaqet me pak, pasi ka nënshkruar një kontratë me Adidas, kontratë e cila sigurisht vlen shumë, plot një bilion dollarë, bën me dije TMZ. Gjigandi i produkteve sportive Adidas paralajmëron se kjo nuk do të jetë thjeshtë një kontratë, por një lëkundje e fuqishme në botën e modës duke përfshirë sigurisht edhe atë sportive, pasi do të hapen shumë dyqane, vetem me produkte Yezzy. Përveç kësaj, duket se do të sjellin një dizajn të veçantë për veshjet e basketbollit dhe futbollit. Kjo padyshim do të ndiqet nga industritë më të mira, dhe e thënë shkurt dhe saktë, një punë e mirë mbush xhepat mirë. Kanye nuk paska të ndalur! Na mbetet të presim reagimin e NIKE dhe LeBron James!