INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West nis turin “The Saint Pablo” në një mënyrë madhështore [VIDEO]

Kanye West nis turin “The Saint Pablo” në një mënyrë madhështore [VIDEO]

Publikuar më: 21:13 26-08-2016

Fansat e Kanye West kanë pritur me padurim gjatë gjithë verës për fillimin e turit muzikor të shumëpërfolur “The Saint Pablo”, dhe më në fund pritja e gjatë u shpërblye. Çdo turne i Kanyei kalon pritshmëritë, dhe siç duket edhe ky i rradhës do të jetë i paharrueshëm.
Mbrëmjen e kaluar, në natën hapëse të turit të tij në Indianapolis, Kanye i çoi gjërat në një nivel tjetër duke kompletuar konceptin se si duhet të duket një performues në skenë.
Yeezy i mahniti të gjithë teksa ai performoi me një dizajn krejtësisht të ri e të veçantë, duke qëndruar në një platformë mbi fansat.

Në këtë mënyrë, adhuruesit e muzikës së tij, kishin hapësirë të mjaftueshme për të kërcyer lirisht me hitet e reperit 39 vjeçar.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877