INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye West nuk e ka harruar Amber Rose

Kanye West nuk e ka harruar Amber Rose

Publikuar më: 14:25 27-01-2016

Lajmi se Kanye West do të ndërronte emrin e albumit të tij të ri nga “Swish” në “Waves” ka ardhur i papritur, por kanë kaluar vetëm pak orë përpara se reperi të kthehej sërish në protagonistitn e portaleve të shtypit rozë.

Kjo sepse, nga albumi i tij i ri ka rrjedhur një singëll që duket se i është dedikuar ish të dashurës së tij Amber Rose. Në tekstin e kësaj kënge, reperi “godet” Rose duke thënë se ajo nuk duket po aq e bukur sa vite më parë kur ata ishin të lidhur. Dy celebritetet jane shoqëruar për 2 vite me rradhë (2008-2010), derisa u ndanë pasi Rose dyshonte se Kanye e tradhëtonte me Kim Kardashian, bashkëshorten aktuale të 38-vjeçarit. Pas gjithe çfare u tha, lind pyetja… Pse Kanye vazhdon t'i kushtojë vëmendje Amber Rose?!

Article Logic
Execution time: 0.0035181045532227