Duket se fyerjet e ish truprojës së Kanye West ndaj tij, do t’i kushtojnë plot 10 milionë dollarë.
Pasi Steve Stanilus u pushua nga puna nga reperi sepse ky foli me bashkëshorten e tij Kim Kardashian, West e ka kërcënuar atë se do të ngrejë një padi prej 10 milionë dollarësh kundër tij. Ish truproja pas pushimit nga puna mori hak ndaj Kanye me anë të një deklarate ku ndërsa përshkruante marrëdhënien e vështirë të punës me të,u shpreh edhe se Kanye i vërtetë ishte më keq nga sa paraqitej në media.
Një zëdhënës i Kanye West tha për New York Daily News se çifti po i lejon të përhapen këto deklarat qesharake nga ish trproja sepse në fund të fundit ky është një lloj publiciteti për ta. “Ky maniak, parazit i dështuar ka dhunuar çdo vlerë humane me gënjeshtrat e tij. Për këtë West, do të shqyrtojë të gjitha mjetet ligjore të vëna në dispozicion të tyre për ta heshtur këtë absurditet”, tha përfaqësuesi i çiftit.