Kohët e fundit reperi është përfolur më shumë për gjëndjen e tij jo të mirë shëndetësore. Madje pas një statusi të publikuar nga Kanye West para pak kohësh në Twitter, njërëzit menduan se ai vërtet nuk ishte mirë. Reperi shprehej: “Yeezy do të kapë 1 miliardë dollarë këtë vit. Është kompania e dytë më e shpejtë në rritje në histori. Është një ‘njëbrirësh’ në rrugëtimin për t’u bërë ‘dhjetëbrirësh’’.
Mirëpo Kanye është shumë afër ditës kur do të cilësohet si miliarder self-made, që ka arritur çdo gjë vetë. Ashtu si kunata e tij, Kylie Jenner.
Sipas The Blast, labeli i modës “Yeezy” i cili është krijuar në bashkëpunim me Adidas, është vlerësuar me 1.5 miliardë dollarë. Duke qenë se Ëest ka shumën më të madhe të aksioneve, kjo markë do t’i shtojë në xhep një fitim prej afro 1 miliardë dollarë.