Duket sikur Kanye West po e merr veten çdo ditë e më shumë!
Pas probleme shëndetësore në muajin nëntor, reperi vazhdon të provojë se po rikuperohet, ku pas takimit me Donald Trump, ai mori pjesë në një ekspozitë në Muzeun e Artit Kontemporan në Los Angeles.
Ndërkohë që nga mediat vendase thuhet se Kanye ishte në humor shumë të mirë, duke qeshur dhe duke bërë qejf gjatë ekspozitës, ai ishte vetëm në këtë event, duke bërë që shumë njerëz të pyesin veten: “Ku është Kim Kardashian West?”.
Kjo nuk është hera e parë që Yeezy ka dalë vetëm gjatë fazës së rikuperimit, dhe të njejtën gjë ka bërë edhe Kim kur vuante pas grabitjes në Paris, por thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë se diçka nuk po shkon siç duhet në marrëdhenien mes çiftit. Një tjetër ndarje në familjen Kardashian?