Kanye West dhe modestia, dy pole që duket se nuk do të preken kurrë.
Producenti 38 vjeçar ka nxjerrë një këngë të re, të titulluar “I Love Kanye”. Por kjo nuk është gjithçka! Ai e ka publikuar këngën jashtë kompanisë Tidal të mikut të tij Jay Z, konkretisht në Spotify, Apple Music dhe Google Play. Ylli i hitit “FourFiveSeconds” më parë kishte deklaruar se kurrë nuk do të publikonte muzikë jashtë orbitës Tidal, por tashmë duket se ka shkelur fjalën e tij me të dyja këmbët.
Kjo pasi përveç “I Love Kanye”, ai publikoi edhe “Famous” më parë gjatë kësaj jave, duke i befasuar të gjithë fansat e tij. Si do ta presë vallë Jay Z këtë tradhëti të hapur nga bashkëpunëtori në hitit “Niggaz in Paris”? Natyrisht që nuk është për t’u habitur sepse kur bëhet fjalë për Kanye, asgjë nuk është asnjëherë e sigurt, veçanërisht kur del nga goja e tij.